Maliqi optimist para “derbit”, pretendon pikë në Pogradec
- Oct 7, 2023
- 1 min read
Nesër në Pogradec në stadiumin “Gjorgj Kyçyku” pritet të luhet një nga sfidat më të bukura dhe më interesante të javës së 3-të të kategorisë së dytë për Grupin B. Pogradeci me 6 pikë dhe Maliqi me 0 pikë do të përballen në “derbin” juglindor.
Pritet të jetë një ndeshje tepër interesante për vetë faktin se maliqarët pavarësisht humbjes në javën e dytë me Orikun në Maliq, do të kërkojnë të mos dalin pa pikë.
Kjo është dukur edhe gjatë ditëve të fundit në seancat stërvitore, teksa maliqarët e kanë harruar humbjen e fundit dhe janë optimistë për këtë transfertë që sigurisht nuk është e lehtë.
Pritet një numër i madh sportdashësish nesër në stadiumin liqenor dhe sigurisht që kjo do ta bëjë edhe më të bukur këtë takim.
















