top of page

Maliqi starton këtë javë kategorinë e dytë, luan ndaj...

  • Sep 26, 2023
  • 1 min read

Ndërkohë që ekipet e tjera të kategorisë së dytë të Prefekturës së Korçës luajtën javën e parë, Maliqi e kishte ditë pushimi. Kjo do të thotë se vetëm këtë javë do të startojë për maliqarët kategoria e dytë.

Hapja e sezonit do të bëhet në shtëpi për Maliqin, që do të presë Orikun. Një ndeshje që vendasit duhet ta fitojnë, por që mbetet për t'u parë në fushën e lojës.

Takimi do të luhet ditën e dielë dhe do të startojë në orën 15:00. Gjatë merkatos Maliqi ishte shumë aktiv duke afruar shumë futbollistë cilësorë dhe është një nga pretendentët për t'u ngjitur në kategorinë e parë.

Tashmë mbetet ndeshja premierë në stadiumin e ri dhe sigurisht që Maliqi po përgatitet për një start dinjitoz, ku objektivi i vetëm mbetet fitorja.




 
 
bottom of page