top of page

MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë

  • Oct 3, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/461867440_1163873431954177_6230083915731291915_n.jpg

Të dielën në datën 6 tetor luhet java e tretë e kategorisë së dytë për Grupin B, atje ku bëjnë pjesë dy skuadrat e Prefekturës së Korçës, Maliqi dhe Devolli ndeshjet e kësaj jave të gjitha luhen ditën e dielë dhe startojnë në orën 14:00.

Maliqi pas fitores në jaën e dytë dhe pas pushimit në javën e parë, këtë javë do të udhëtojnë të luajnë në Memaliaj. Memaliaj nga ana e vet është ekip që në dy javë ka 0 pikë, pra dy humbje dhe të paktën në letër duket se Maliqi do ta ketë të lehtë për të marrë trepikëshin e dytë. Maliqi mposhti Luftëtarin 1-0 në ndeshjen e javës së dytë në shtëpi dhe shkon me moral të lartë, ndërkohë që drejutuesit dhe futbollistët janë optimistë që edhe nga Memaliaj do të kthehen me tre pikë.

Devolli që në dy javë ka dy pikë, pra dy barazime do të luajë po në transfertë, por në Delvinë, ndeshje edhe kjo që do të luhet të dielën në orën 14:00. Devolli dy barazimet i ka me Turbinën në transfertë dhe Butrintin në Devoll, ndërkohë që kanë faluar pikë dhe kjo është keqardhja më e madhe. Delvina kundërshtari i Devollit ka luajtur vetëm një ndeshje në këto dy javë dhe e ka humbur, duke u renditur në 0 pikë. Gjithsesi është një transfertë e vështirë, por që devollinjtë do të synojnë të shënojnë fitoren e parë të sezonit.

Suksese Maliqit dhe Devollit në këtë javë të tretë të kategorisë së dytë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page