top of page

Marina Pëllumbi-Ornela Lalaj, dy Yjet korçare të kombëtares kuqezi

  • Jul 3, 2024
  • 1 min read

Nëse ka një keqardhje për një sport në juglindje të vendit është sigurisht ai i basketbollit të femrave. Në sa e sa shkrime kemi trumbetuar me të madhe mungesën e basketbollit të femrave me emrin Skënderbe, ndërkohë që korçaret po shkëlqejnë jo vetëm në skuadra të tjera, por edhe në kombëtaren kuqezi.

Sot po sjellim dy basketbollistet e Shqipërisë, Ornela Lalaj dhe Marina Pëllumbi që kanë shkëlqyer në ndeshjen e fundit të ekipit kuqezi. Dy vajza që kanë dalë pikërisht nga ekipi i Skënderbeut, por që me pa të drejtë vite më parë i përzunë nga Korça me një urdhër të turpshëm që Skënderbeu në basketboll për femra do të shkrihej dhe kështu ndodhi.

Pëllumbi dhe Lalaj njihen mjaft mirë në lojën e koshit dhe të gjitha ekipet do t'i dëshironin këto vajza Yje të këtij qyteti.

Skënderbeu po lëngon nga ana e vet, pasi nuk ka as vajza dhe as ekip, ndërkohë që korçaret bëjnë krenare edhe fanelën kuqezi.

Bravo Ornela! Bravo Marina!

Faleminderit që bëni krenare Korçën me lojën tuaj dhe keqardhje që ju përzumë nga ky qytet!






 
 
bottom of page