Mario Rabiu garancia e Skënderbeut përpara mbrojtjes
- Oct 30, 2023
- 1 min read
Nigeriani Mario Rabiu, pa dyshim që në 10-të javë të luajtura deri në këto momente është futbollisti që ka mbërritur në verë, një ndër më të mirët e Skënderbeut.
Pra, blerje që ia ka vlejtur shumë dhe Rabiu po tregon stabilitet në lojën e tij në të 10-të ndeshjet e aktivizuara si titullar.
Vendi i nigerianit 23-vjeçar është një garanci e madhe përpara mbrojtjes, ndërkohë që Skënderbeu nëse do të kishte kërkuar një lojtar për këtë rol, zor se gjente më të mirë se Rabiu.
Ka grintë në fushë, e gjen në çdo cep. Është lojtari që lëviz më shumë dhe përballet pa më të voglën mëdyshje me kundërshtarët, njësoj sikur të ketë vite të tëra që luan me fanelën e Skënderbeut.
Edhe nesër ndaj Dinamos, Rabiu do të jetë po atje, përpara mbrojtjes, në rolin e shkatërruesit.
Forca Mario Rabiu! Je vërtet ndër lojtarët më të mirë të këtij Skënderbeu!
















