Mario Rabiu stabël përpara mbrojtjes / Lojtari që ka fituar më shumë siguri te Skënderbeu
- Sep 18, 2023
- 1 min read
Futbollisti që ka fituar një siguri aq të madhe, sa as vetë nuk e mendonte që mund ta bënte në një kohë kaq rekord, është Mario Rabiu. Mesfushori në fjalë ka shkëlqyer në tre ndeshjet e para të superligës dhe edhe nesër do të jetë titullar i padiskutueshëm.
Rabiu është një siguri më vete përpara treshes së mbrojtjes dhe ndihmon shumë mesin e fushës dhe sulmin.
Sigurisht që stafi teknik është më shumë se i kënaqur me këtë futbollist deri tani dhe roli i shkatërruesit është stabël, pasi e ka një lojtar me kaq vlera si Mario Rabiu.
Në të tre ndeshjet Mario ka qenë konstant dhe ka dhënë më të mirën dhe mbetet një nga pikat më të forta të Skënderbeut, gjë e cila shpresohet që të jetë e tillë edhe nesër në Durrës ndaj Teutës.
















