top of page

Marko Alia bën gati dorezat para Tiranës…!

  • Sep 8, 2023
  • 1 min read

Padyshim që edhe vetë Marko Alia, “gardiani” i Skënderbeut, nuk e kishte menduar përpara mbërritjes te Skënderbeu që do të bënte një start të tillë në dy javët e para.

Dy ndeshje 6 pikë të plota dhe asnjë gol i pësuar. Kjo për meritë të gjithë skuadrës, por në mënyrë të veçantë edhe të Marko Alia, portierit që ka shpëtuar Skënderbeun në 180 minuta në disa raste.

Gjatë seancave të fundit Alia duket se si gjithë pjesa tjetër e futbollistëve ka shtuar ritmin e seancave stërvitore dhe nën drejtimin e trajnerit të portierëve Erjon Llapanji po përgatitet seriozisht për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës.

Siç duket edhe nga fotoja, Marko po bën gati dorezat me të cilat shpreson që as ndaj bardhebluve të ruajë të paprekur katërkëndorin e tij.

Një portier që vërtet erdhi për herë të parë në Shqipëri, por që duket që vërtet është “gardian” me shumë të ardhme.



 
 
bottom of page