top of page

MARKO ALIA/ Një tjetër ditë si hero. “Gardiani” që po bind nga ndeshja në ndeshje

  • Mar 17, 2024
  • 1 min read

Heroi i fitores së djeshme ishte padyshim Franklin Ahanonu me 2 golat e shënuar. Duhet thënë se dje kishte shumë “heronj” në fushë. Një tjetër mund të quhet edhe Marko Alia. U bënë shumë ndeshje që “gardiani” i Skënderbeut po merr vlerësim maksimal dhe ky është një lajm më shumë se i mirë.

Alia në fitoren e djeshme ndaj Egnatias i vuri “drynin” portës dhe nuk lejoi në disa raste që të prekej rrjeta e portës së tij. Një “hero” më vete Marko, djaloshi që po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje dhe po kthehet protagonist.

Duket sikur është rritur shumë në superligën shqiptare dhe jo më kot edhe ofertat në adresë të tij janë të shumta. Marko Alia ka shpëtuar Skënderbeun në shumë ndeshje dhe më shumë se çdo portier tjetër në superligë është zgjedhur edhe në 11-shen më të mirë të javës dhe kështu pritet të ndodhë edhe pas kësaj jave.

Skënderbeu e ka një siguri në prapavijë dhe me Marko Alian në portë ndjehet edhe më i sigurt.

Bravo dhe suksese Alia!




 
 
bottom of page