top of page

Marko Alia start perfekt. 180 minuta i ka vënë “drynin” portës…

  • Sep 2, 2023
  • 1 min read

Nëse ka një start më të mirë se ky edhe vetë Marko Alia s'e kishte menduar që do të ndodhte. I ardhur nga Akademia e Lacios në Itali, Alia ka bërë dy ndeshje më shumë se përfekte.

Përpara fillimit të kampionatit ka qenë portali “Korça Boom” që në një intervistë me Marko Alia, ka shkruar se “gardiani” pati deklaruar se do t'i vinte “drynin” portës dhe kështu duket se ka ndodhur deri tani.

Në dy ndeshje, dy fitore për Skënderbeun, dy gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Si në Rrogozhinë në javën e parë, ashtu edhe në Korçë ndaj Dinamos, Alia ka qenë i jashtëzakonshëm me pritjet e tij.

Tatuazhet e Marko Alia janë zbuluar javë më parë, po nëpërmjet portalit tonë, ndërkohë që pas Dinamos ka kaluar në delir edhe vetë Marko. Tatuazhe si në pjesën para të trupit, por edhe në shpinë, janë ato që sjellin edhe fat për “gardianin” e Skënderbeut.

Gjithsesi, vërtet një portier me të ardhme. Alia për herë të parë vjen në Shqipëri. Në dy ndeshje ruan portën e paprekur. Më mirë se kaq as vetë Alia nuk e mendonte se do të ndodhte.

Suksese dhe Bravo Marko Alia…!



 
 
bottom of page