Marko Alia tregon edhe njëherë muskujt, premton që do të vazhdojë me këtë ritëm
- Oct 3, 2023
- 1 min read
Portieri i Skënderbeut, Marko Alia, ka dy ditë që është në qendër të vëmendjes për atë paraqitje të shkëlqyer që bëri edhe në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit, por jo vetëm.
Paraqitja e mirë e “gardianit” ka filluar në fakt që në javën e parë, por ndaj të kuqve e tregoi veten shpëtimtar të portës dhe ishte merita e tij që Skënderbeu arriti më pas të fitonte.
Tashmë pritet që Alia të vijojë me këtë paraqitje edhe në javët në vazhdim, pasi dihet që superliga është e “egër” dhe akoma nuk është mbyllur faza e parë.
Vetë Marko Alia ka premtuar se do të vazhdojë me këtë ritëm, ndërkohë që ka një detyrë të vështirë ditën e shtunë, teksa do të mbrojë portën e Skënderbeut në një transfertë tjetër të vështirë, siç është ajo e Laçit.
















