Marko Ramos jashtë fushe me besimin tek…
- Feb 7, 2024
- 1 min read
Marko Ramos, mbrojtësi i korçarëve ka fituar respektin e sportdashësve korçarë. Ai është shumë i afrueshëm me të gjithë futbollistët edhe pse duket disi agresiv në lojë, por ka një shpirt të butë dhe mbi të gjitha është një besimtar i madh në fenë e tij.
Si në momente të mira, ashtu edhe kur është në vështirësi, ai nuk ngurron të hedhë në faqen e tij sociale thënie fetare. Duket se gjen besim dhe forcë për më tej dhe njëkohësisht është falenderues për zotin.
















