Marko Ramos motivon të tijtë: Në mendje duhet të kemi…
- Sep 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/4baef94e-5e78-474a-8b85-bc8d4c8f0b27.jpg
Korçarët po përgatiten për ndeshjen me Dinamo City, një ndeshje që do të luhet në transfertë. Të përgatitësh një ndeshje duhet vihen në lëvizje shumë komponentë, duke filluar nga fusha stërvitore dhe më pas në ndeshje, përgatitje psikologjike dhe besim tek vetja.
Këtë herë është Marko Ramos që para kësaj ndeshjeje ka deklaruar: “Mendimet duhet t’i kemi gjithmonë me shpresë.”
Pra, korçarët duket se shpresojnë shumë se nga kjo ndeshje do të dalin me kokën lart në çdo drejtim, duke filluar nga një lojë e mirë, ashtu edhe nga një rezultat pozitiv, sepse çdo gjë është e mundshme.
Skënderbeu e ka treguar se vërtet di të luajë futboll dhe me ekipe cilësore prodhon një lojë mjaft cilësore. Mundësitë janë, besimi është, prandaj dhe Ramos motivon të tijtë këtë ndeshje të radhës.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















