Mateo Pere shpreh bindjen se Devolli…
- Korca Boom
- Mar 14
- 1 min read
“Jam plotësisht i bindur se do t’ia dalim në këtë ndeshje, duke parë gjendjen dhe objektivat që kemi. Besoj shumë tek vetja,” janë fjalët e Mateo Peres, qendërmbrojtësit të Devollinjve, në prag të ndeshjes me Maliqin.
Devollinjtë janë në rrugën e duhur për të siguruar një vend të tretë, dhe, sipas llogaritjeve të Peres, mundësitë janë të mëdha: “Na duhen edhe tre fitore deri në fund të sezonit për të mbajtur vendin e tretë. Mundësitë janë të mëdha, dhe kalendari na favorizon, por kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë. Ka vështirësi në këtë ndeshje, por do t’i marrim një nga një.”
Devollinjtë kanë treguar se jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, kanë demonstruar nivel të lartë loje dhe grintë. Kjo shpresohet të vazhdojë edhe të dielën, kur do të zhvillohet një ndeshje që flet shumë për të ardhmen e ekipit. Pas kësaj, do të shihet se çfarë do të bëjnë kundërshtarët.
“KORÇA BOOM”