Mbrojtësi i Skënderbeut firmos në Greqi / Ja me cilën skuadër…!
- Sep 9, 2023
- 2 min read
Një tjetër largim nga korçarët. Mësohet se talenti i futbollit të Skënderbeut që ka dalë nga radhët e “Young Boys” dhe është rritur e formuar te Akademia e korçarëve, Franko Kapllani ka ndërruar fanelë. Ditën e djeshme ai është federuar në kampionatin grek dhe do të luajë me ekipin e Kosturit.
Duke parë vlerat e këtij futbollisti, ekipi grek ka dashur ta ketë pjesë të vetën talentin 21- vjeçar që do të zërë vend titullari, në qendër të mbrojtjes të këtij ekipi. Ky ekip në këtë sezon është kthyer në një shtojcë të akademisë së Paokut dhe shanset janë që Kapllani shumë shpejt të jetë pjesë e këtij ekipi.
I urojmë Frankos suksese dhe sa më pak talente të jetë e mundur të na largohen.
Ja dhe postimi i faqes zyrtare të Kosturit për blerjen e Kapllanit:
Kastoria shpall zyrtarisht Franko Kapllanin.
Asi i ri, i cili është djali i trajnerit të njohur në Shqipëri por edhe në Itali Hektor Kapllani, ka qenë objektiv i shumë skuadrave si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri, por dashuria e babait të tij për ekipin e Kastorias, e solli në provë dhe performanca e tij e bindi John Pot, që dha dritën jeshile.
Franko Kapllani ka lindur në Koritsa, më 05/10/2001 lufton si mbrojtës qendror, por edhe si mesfushor defanziv dhe është 1.92 m i gjatë dhe peshon 82 kg.
Karriera futbollistike e Franko Kapllanit është si më poshtë:
2017-2018: Skenderbeu Κ 17
2018-2019: Skenderbeu Κ 19
2020-2021: Devolli
2021-2022: Maliqi
2022-2023: Skenderbeu
Pas mbërritjes së tij në Kastoria, Franko Kapllani na tregoi sa vijon:
“Jam shumë i lumtur që erdha të luaj dhe të kontribuoj në një klub me histori të gjatë siç është Kastoria. Jam gati të luaj dhe të jap më të mirën për ekipin. Moti është i shkëlqyeshëm dhe mendoj se do të jemi gati për fillimin e kampionatit".
Franko Kapllani, ju urojmë mirëseardhjen në ekipin tonë dhe ju urojmë një vit futbollistik, me shëndet dhe pa lëndime.
















