top of page

MBROJTËSI Klevis Shaqe ngre “stekën”: E kapim edhe vendin e 3-të!

  • Dec 15, 2023
  • 1 min read

Korçarët në këto momente ndodhen në vendin e katërt të renditjes, një pozicion i mirë, por jo i sigurt, sepse gara është shumë e gjatë dhe të paktën duhen edhe dy javë të mbyllet faza e dytë.

Është mbrojtësi Klevis Shaqe që për "Korça Boom” ka deklaruar se: “Është një pozicion i mirë, por ne kemi forca e mundësi për të sulmuar edhe vendin e tretë dhe kjo nuk do të ishte e paarritshme. Në qoftë se kemi këto përformanca besoj shumë se do ta mbyllim vitin në këtë pozicion."

Dhe realisht deri në fund të vitit janë edhe gjashtë pikë në lojë. Këto pikë me shumë mundësi, në qoftë se merren të plota, do të thotë se vend i tretë është i arritshëm dhe korçarët sipas mbrojtësit Shaqe i kanë të gjitha mundësitë që ta arrijnë.





 
 
bottom of page