MBRËMJE poetike / Korçës një fjalë dashurie!
- Dec 22, 2023
- 1 min read
Sa shumë i kanë hije mbrëmjet poetike Korçës, sidomos në një natë dimri me atmosferë festash.
Në një nga sallat e bibliotekës së Korçës promovuam dje librin “Dalëngadalë unë po bëhem ikje” të lirikut tonë të dashur Skënder Rusi, i cili ka hyrë në panoramën artistike të vendit tonë duke u bërë simbol i poezisë lirike bashkëkohore.
Mbrëmja poetike “Korçës një fjalë dashurie” erdhi si pjesë e kalendarit kulturor të Qendrës për Hapje dhe Dialog COD, e cila tashmë ka degën e saj edhe në Korçë si një hapësirë e re dedikuar kërkimit, artit dhe kulturës.
















