Mbyllet java e 2-të Skënderbeu komandon i vetëm superligën
- Sep 4, 2023
- 1 min read
Ditën e djeshme janë luajtur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së dytë, teksa tashmë pas përfundimit të këtyre dy javëve, Skënderbeu sërish mbetet në krye të tabelës së klasifikimit me pikë të plota.
Jo vetëm që korçarët komandojnë superligën, por janë e vetmja skuadër me 6 pikë të plota. Më pas vijnë ekipet e tjera, Vllaznia dhe me radhë. Këtë renditje në dy javë të luajtura në fakt askush nga skuadrat nuk e mendonte që në majë do të ishte një ekip që sapo është ngjitur nga kategoria e parë.
Sigurisht që janë luajtur vetëm 180 minuta dhe është shpejt, por që Skënderbeu ka bërë më së miri detyrën dhe pikët janë të vyera, aq më shumë kur i siguron që në fillim të kampionatit.
Tashmë do të kemi dy javë pushim dhe vetëm më 16 shtator do të rikthehet superliga me javën e tretë dhe Skënderbeu dy javët e ardhshme do t'i luajë në transfertë, ndaj Tiranës dhe Teutës. Tani fillojnë maloret e tjera për Skënderbeun që ka bërë më shumë se mirë në dy javë.
Ndiqni më poshtë në foto renditjen pas përfundimit të javës së dytë…
















