Mbyllet mes emocionesh edicioni i 5-të i Korça Loves Volley. Falenderime për të gjithë!
- Jun 27, 2024
- 1 min read
Edicioni i 5-të i Korça Loves Volley u mbyll mes emocionesh dhe festimesh. Kampionati që para 5 vitesh filloi si sfidë mes miqsh, tashmë është kthyer në traditë dhe një nga aktivitetet sportive shumë të dashura në qytet.
Falenderoj gjithë ekipet që u bënë pjesë e KLV 5, sportadashësit që me tifozërinë e tyre krijuan atmosferë fantastike. Falenderoj miqtë e mi, Gentin dhe Thomain për organizimin, por dhe gjithë stafin e Qëndrës Sportive, në veçanti Luisin dhe Emilin që kanë qenë gjithmonë shumë bashkëpunues. Falenderoj gjithashtu dhe arbitrin e kampionatit Evisin për ndihmën dhe fair-playin e treguar.
Falenderoj sponsorat e kampionatit pa të cilët nuk do ishte i mundur realizimi i këtij edicioni, Klinika Mjeksore Kristi, Sallameri FIX, Pizzeri Antik, Klinika Il Medica.
Besoj se qëllimi i këtij kampionati u realizua me sukses, dhe magjia e sportit të volejbollit solli tek Qyteza shumë qytetarë nga Korça, Pogradeci e Maliqi. Bëri bashkë mosha të ndryshme, shoqëri e madje dhe kombesi të ndryshme. U krijuan miqësi të reja dhe u argëtuan fëmijët që shikonin prindërit e tyre të luanin. Kjo është fuqia e sportit, ai na bashkon.
Mirë u takofshim në Korça Loves Volley 6!
















