top of page

ME LAPS NË DORË / Ja sa pikë kanë lënë korçarët

  • Sep 25, 2023
  • 1 min read

Mund të thuhet se Skënderbeu ka lënë 4 pikë në këto pesë javë. 3-pikëshi me Kukësin djeg shumë. Po ashtu edhe një pikë me Teutën duhet të ishte në shumën e pikëve të marra në pesë javët e para.

Janë të pranueshme edhe humbjet, siç ishte ajo me Tiranën apo ndonjë ekip tjetër, por që të mos u marrësh pikë dy ekipeve të fundit të tabelës, kjo nuk është në shijet e mira.

Në qoftë se korçarët do të kishin edhe katër pikë më shumë ose edhe tre, mund të thuhej se ishin në rrugën e duhur.

Gjithsesi, gara është e gjatë dhe vetë futbollistët e kanë në dorë të tregojnë se sa vlera kanë.




 
 
bottom of page