Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi: Urime të përzemërta për kolonele Luiza Gegën për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike 2024, në Paris!
- Jul 14, 2024
- 1 min read
Ka qenë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, që nëpërmjet një postimi mbrëmjen e djeshme ka uruar një nga sportistet më të mira shqiptare, si Luiza Gega për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike.
Vetë Luiza prej ditësh ndodhet në qytetin juglindor, ku është duke kryer fazën përgatitore në fshatin turistik të Dardhës dhe në pistën e stadiumit “Skënderbeu”. Si kolonele dhe si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, ka qenë vetë Peleshi që dje ka postuar këtë foto dhe ka cituar këto fjalë:
“Urime të përzemërta për kampionen tonë të atletikës, kolonele Luiza Gegën për pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike 2024, në Paris!
Besimplotë që do të dalë faqebardhë e do të ngrejë sërish lart flamurin e Shqipërisë. Forca Luiza, gjithmonë do të jemi me ty!”
















