top of page

MINISTRJA e Arsimit Manastirliu: Mirënjohje për 31 mijë mësues / Por i la pa shpërblim!

  • Dec 28, 2023
  • 1 min read

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu sapo ka postuar në këto momente një Mirënjohje për 31 mijë mësuesit e arsimit që janë në mbarë Shqipërinë.

Pas takimit që ka pasur një ditë më parë me një pjesë të tyre, Manastrirliu ka postuar në faqen e vet zyrtare foto pafund me mësues nga të katër anët e vendit të cilët i mblodhi në Tiranë, por i mblodhi thjesht për foto dhe publicitet.

Themi këtë, pasi sërish i la mësuesit pa një shpërblim, me minimalin e mundshëm, madje as 10 mijë lekshin e famshëm edhe këtë vit nuk ua dha dhe arsyen e di vetëm Ministria e Arsimit.

Gjithsesi fotot nuk kanë munguar. Publicitetin e bëri dhe kaq mjafton, ndërkohë që mësuesit vazhdojnë të punojnë dhe nuk vlerësohen.

Gjithsesi, faleminderit zonja Ministre për fjalët e ëmbla për arsimtarët anembanë Shqipërisë, por edhe këta mësues kanë familje, kanë fëmijë që presin edhe një dhuratë për këto festa të fundvitit.

Mundësinë ta shijojnë më së miri Vitin e Ri edhe mësuesit, Ministria e Arsimit edhe këtë vit nuk ua dha.

Të presim mot!

Fotot janë më të rëndësishme!




 
 
bottom of page