top of page

Miqësoret që ndajnë Skënderbeun/ Reduktohen seancat…

  • Jul 29, 2024
  • 1 min read

Updated: Jul 31, 2024

Dy miqësore radhazi të martë dhe të mërkurë do të luajnë korçarët, por ekipi do të jetë i ndarë në dy pjesë. Kështu një pjesë e të rinjve dhe të afruarve që janë në ekip si dhe disa prej të huajve do të luajnë kundër FC Helzagut.

Dhe kjo do të ndodhë nesër pra të martë. Ndërkohë që ekipi më i plotë me të gjithë kontigjentin prej 18 futbollistësh do të jetë kundër Tiranës. Pra korçarët me titullartët dhe një pjesë pretendente nga stoli, do të zhvillojnë një ndeshje më shumë se miqësore. Por ndërkohë edhe seancat stërvitore janë të reduktuara.

Kështu sot pra, të hënë është zhvilluar vetëm një seancë stërvitore ajo e paradites dhe pasditja është pushim. Ndërkohë po edhe nesër do të jetë një seancë dhe do të jenë vetëm ata futbollistë që do të luajnë të mërkurë kundër Tiranës.

Ndërkohë ata që do të luajnë kundër FC Helzagut do të jenë pushim të martë dhe do të kenë seancë stërvitore të mërkurë. Pra korçarët gjatë këtyre ditëve do të jenë në grupe dhe do të zhvillojnë miqësoret e planifikuara.




 
 
bottom of page