Mirëmëngjes nga Pazari i Korçës…!
- Sep 10, 2023
- 1 min read
Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë!
Sot është e dielë, data shënon 10 shtator dhe ju urojmë që ditën e fundit të kësaj jave ta kaloni sa më këndshëm.
Ju themi mirëmëngjes sot nga Pazari i Korçës, atje ku padiskutim të shijon edhe kafja e mëngjesit.
Të dielë të mbarë dhe na pret një javë e re nesër, me startin e vitit të ri shkollor.
Shijojeni këtë të dielë miq dhe ju urojmë sa më shumë dashuri pranë familjeve tuaja!
















