top of page

Mirënjohje për çiftin Mimoza dhe Albert Shahu

  • Mar 4, 2024
  • 1 min read

Dy certifikata mirënjohjeje janë ndarë edhe për çiftin Shahu. Bëhët fjalë për Albert Shahu i cili nuk jeton më fizikisht, por duket se në vlerësimin për kontributin e dhënë është mes kujtimit dhe vlerësimit të bërë.

Alberti si sportist e trajner ka dhënë një kontribut të shquar në zhvillimin e këtij sporti. Nga ana tjetër bashkëshortja e tij Mimoza ka qenë sportiste dhe tashmë edhe trajnere e ekipit të Pogradecit, siç ka qenë edhe vite më parë trajnere me të gjithë kategoritë e moshave dhe tek ekipi i Skënderbeut.

Familja Shahu është më shumë se kaq. Dy vajzat e saj Emi dhe Nensi janë me një kontribut të madh në lojën e rrjetës, madje Nensi është një lojtare kryesore e liqenoreve në këtë sezon, siç ka qenë edhe tek korçaret për shumë vjet.

Respekt për familjen Shahu.






 
 
bottom of page