top of page

Mjeshtri Dhimitraq Dembo sot mbush plot 82 vjeç. Edhe 100 legjendë!

  • Oct 10, 2023
  • 1 min read

Sot është një ditë e shënuar për futbollin korçar. Një nga ikonat më të mëdha të futbollit për dekada me radhë, Dhimitraq Dembo mbush plot 82-vjeç.

Njihet si “Mjeshtër”, “legjendë” dhe vërtet i meriton të gjitha, sepse i tillë është.

Dhimitraq Dembo lindi më 10 tetor të vitit 1941, në qytetin e Korçës.

Është padyshim nga ata njerëz që gjithë qyteti e vlerëson dhe ngrihet në këmbë, sepse kaq shumë respekt ka lënë mes të gjithëve.

Sot e uron gjithë Korça, sepse kemi shumë nevojë për këtë Mjeshtër kaq të madh.

Një nga lojtarët që do të mbahet mend gjatë dhe për dekada të tjera me radhë.

Edhe 100 vite të tjera të lumtura të uron portali “Korça Boom” në emër të gjithë korçarëve dhe mbarë shqiptarëve.

Para pak momentesh e ka uruar edhe djali i tij Roland Dembo.

Edhe 100 Mjeshtër, shëndet dhe gjithë të mirat!

Një urim shumë i madh për ty “Taqi”.

Qofsh me shëndet dhe pranë nesh!

GËZUAR!




 
 
bottom of page