top of page

Moment dëmtimesh, koha në favor të korçarëve

  • Sep 1, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/demtim.jpg

Janë tre ndeshjet e para dhe nga çdo ekip dëgjon edhe dëmtime të shumta, kjo për shkak të fazës dhe të ngarkesës, por edhe për atë se zhvillohet një luftë e fortë sportive.

Kjo i ka ndodhur edhe ekipit të Skënderbeut në këtë ndeshje, madje janë bërë edhe zëvendësime të detyruara për këtë shkak. Kështu po të shikoje Bismark ka shfaqur probleme, madje ka dashur të zëvendësohet para se të shënonte.

Dëmtim nga një përplasje ka pasur edhe Franklin dhe është detyruar të luajë edhe i fashuar në kokë, derisa Gvozdenoviç e ka zëvendësuar.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Vangjelin që pas një përplasjeje në zonë është larguar dhe në vendin e tij u fut Shaqe. Duket se pikërisht ndërprerja e kampionatit do t’u japë mundësitë e rikuperimit për të filluar përsëri fazën.

 
 
bottom of page