MOTI: Bëjmë “qejf” deri nesër, në fundjavë fillon vjeshta e vërtetë…!
- Sep 22, 2023
- 1 min read
Edhe pse jemi drejt fundit të muajit shtator, temperaturat që ka përjetuar Shqipëria, por edhe Korça në veçanti, kanë qenë tipike temperatura të muajve të verës.
Edhe jo më shumë se 24 orë duhet të gëzohemi, pasi deri nesër në mbrëmje do të përjetojmë këto temperatura dhe më pas do të bëhemi gati për vjeshtën e vërtetë.
Dita e dielë do të sjellë më konkretisht ndrysime të mëdha në temperaturat që do të përjetohen. Rreshjet e shiut do të fillojnë që ditën e dielë në orët e para të mëngjesit dhe do të kemi edhe rrebeshe në zona të caktuara.
Temperaturat minimale do të bien nga e diela deri në 10 gradë Celsius, ndërkohë që temperaturat e larta do të vien me 5-6 gradë.
Pra, pas më shumë se 24 orësh duhet të presim vjeshtën e vërtetë dhe temperatura që në zonat malore do të jenë të ulëta.
Sot e nesër janë dy ditët e “qejfit” të fundit të temperaturave të larta. Të dielë do t’i themi lamtumirë verës dhe duhet të përgatitemi të nxjerrim rroba edhe më të trasha.
















