top of page

Mungesa e Ardit Nikajt prish planet e Skënderbeut…

  • Oct 22, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/407611065_741577201343958_6178485667037910418_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/Ardit-nikaj.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/Ardi-nikaj.jpg

Tashmë është e konfirmuar që sulmuesi Ardit Nikaj do të mungojë për një kohë të gjatë tek Skënderbeu. Kjo për atë se ka pësuar një dëmtim, që do ta mbajë larg fushave për afro katër muaj. Korçarët me Nikajn kishin konsoliduar sulmin me tre sulmues, pra me një rështim 4-3-3.

Tani duket se stafi i Skënderbeut po mendon se si ti japë zgjidhje kësaj situate. Kështu sipas asaj që edhe trajneri ka deklaruar ka shumë mundësi që të gjendet zëvendësuesi kokë për kokë, pra atë që bënte Nikaj mund ta bëjë Balaj ose ndonjë sulmues tjetër si Tayo ose të ketë ndryshim me Bismarkun.

Por nuk përjashtohet mundësia edhe i një reshtimi 4-4-2, por kjo nuk është një skemë e pëlqyeshme nga Gvozdenoviç. Të gjitha do të shihen në vazhdim dhe ka shumë mundësi që në ndeshjen e ditës së shtunë kur do të luhet në Elbasan.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page