Myftinia e Zonës Korçë organizoi takimin e dytë “Prag Ramazani”
- Korca Boom
- Feb 23
- 2 min read
Në kuadër të përgatitjes për muajin e madhërueshëm të Ramazanit, Myftinia e Zonës Korçë organizoi takimin e dytë “Prag Ramazani”. Besimtarët u mblodhën në dy xhami të qytetit për një program të pasur me ligjërata ku nderoi me pjesmarrjen e tij H. Bilal Teqja, Myftiu i Tiranës dhe njëkohësisht imami i xhamisë së Namazgjasë.
Mbrëmja nisi pas namazit të akshamit në xhaminë historike “Iljaz Bej Mirahori” dhe u pasua pas namazit të jacisë në Xhaminë e Re të Korçës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë shpirtërore, ku besimtarët patën mundësinë të dëgjojnë këshilla të vyera nga Myftiu Bilal Teqja mbi vlerat e besimit dhe rëndësinë e përgatitjes për muajin e madhëruar të Ramazanit. Mbrëmja u përmbyll me lutje dhe urimin që ky Ramazan të sjellë paqe, begati dhe përmirësim shpirtëror për të gjithë besimtarët.
Cikli i mbrëmjeve fetare “Prag Ramazani” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke sjellë më shumë mundësi për reflektim dhe përkushtim fetar në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit.
As part of the preparations for the blessed month of Ramadan, the Muftiate of the Korçë region organized the second meeting of the “Prag Ramazani” (On the Eve of Ramadan) series. Believers gathered in two mosques of the city for a rich program of lectures, honored by the presence of H. Bilal Teqja, the Mufti of Tirana and also the imam of the Namazgja Mosque.
The evening began after the Maghrib prayer at the historic “Iljaz Bej Mirahori” Mosque and continued after the Isha prayer at the New Mosque of Korçë, creating a warm spiritual atmosphere. Believers had the opportunity to listen to valuable advice from Mufti Bilal Teqja on the values of faith and the importance of preparing for the sacred month of Ramadan. The evening concluded with prayers and the hope that this Ramadan would bring peace, prosperity, and spiritual improvement for all believers.
The series of religious evenings, “Prag Ramazani,” will continue in the coming days, offering more opportunities for reflection and religious devotion in anticipation of the holy month of Ramadan.
“KORÇA BOOM”


















