top of page

Më 23 tetor hapet “Shkolla e Vashave” në Korçë

  • Oct 23, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/shkolla-e-vashave.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464362181_466952569833165_1480351712019548784_n.jpg

Më 23 tetor 1891 (133 vite nga hapja) është hapur “Shkolla e Vashave “ në Korçë, ose shkolla e vajzave. Por në vitin 1900 u ndërtua edhe konvikti, kjo i dha edhe më shumë mundësi kësaj shkolle të kishte nxënës nga gjithë karahina e Korçës dhe kështu kishte një shtrirje më të madhe gjeografike pjesëmarrja për të mësuar gjuhën shqipe.

Shkolla u ngrit me luftë kundër Patriksnës së Stambollit, autoriteteve osmane të pushtimit dhe obskurantizmit fetar. Ajo u drejtua dhe u administrua nga veprimtarë si Gjerasim e Sevasti Qiriazi, Fanka Efthimi, Helidhona Falli, Parashqevi Qiriazi etj. Në planin mësimor ië shkollës përfshiheshin 18 lëndë (shoqërore, shkencore e artistike) midis të cilave mësimi i lexim-shkrimit shqip, gramatika shqipe, historia e Shqipërisë etj.

Më pas këta nxënës kanë qenë inisiatorët e përhajes më të madhe të shkollave në të gjithë zonën e Korçës. Por themelimi i shkollës së parë në Korçë është bërë në vitin 1887. Kanë qënë më pas motrat Qiriazi që hapin edhe shkollën e vajzave me ndihmën e Naim Frashërit dhe misionarëve amerikanë që siguruan edhe lejen për këtë shkollë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page