MËKAT t'i largosh tifozët nga shkallët e stadiumit!
- Feb 26, 2024
- 1 min read
Fotoja që shikoni më poshtë është foto e stadiumit maliqar, ku në ndeshjen e fundit Maliqi-Pogradeci 0-2, kanë qenë një numër i madh sportdashësish në shkallët e stadiumit. Këta janë “ujqërit e kënetës” dhe të vjen mirë që shikon kaq shumë në shkallët e stadiumit.
Nuk kemi fare të bëjmë me rezultatin Maliqi-Pogradeci 0-2, të flasim për të, por sot po flasim për tifozët në shkallët e stadiumit.
Mund të fitonin maliqarët nga njëra anë, fitoi Pogradeci në të vrtetë, por ankesat për gjykimin ishin aq të shumta, sa nuk mbeti fjalë pa u thënë për gjyqtarin që drejtoi këtë takim, duke e quajtur edhe kamikaz.
Të vjen keq që një tifozëri e tërë “përdhoset” në këtë mënyrë dhe pastaj nesër FSHF kërkon që të mbushë stadiumet.
Gjyqtarët janë ata që jo vetëm në Maliq, por kudo po i zbrazin shkallët e stadiumeve me gjykimet e tyre.
Në vend që të shikonim në ndeshjen tjetër edhe më shumë tifozë, është e sigurt që tifozëria mërzitet nga gjykimet jo të drejta dhe fillojnë zbrazen stadiumet më pas.
Sa kënaqemi me këtë foto që shikojmë. Sa kënaqemi me kaq shumë tifozë. Por aq hidhërohemi me largimin e tyre nesër dhe shkallët bosh.
Vërtet turp!
Ju lutemi! Mos i largoni ata për të cilët luhet futbolli…
















