top of page

Mësohen më shumë detaje nga largimi i Tefik Osmanit

  • Nov 16, 2023
  • 1 min read

Korçari i Tiranës, ish-Drejtori Teknik, Tefik Osmani nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se është larguar nga Tirana. Shkaku bëhet me dije edhe nga vetë klubi ku mjaftohet me një fjali: thjesht një çështje personale.

Por duket se gjërat janë më të thella dhe kjo lidhet me largimin e trajnerit Orges Shehi, por jo vetëm kaq, pasi Osmani nga sa mësohet nuk i kishte marrëdhëniet e mira me stafin e ri të Tiranës.

Osmani shpeshherë është gjendur në mes futbollistëve dhe drejtuesve për çdo problem që ata kanë pasur gjatë kësaj periudhe. Duket se tërësia e këtyre problemeve ka bërë që Osmani të largohet nga Tirana edhe me një falenderim dhe kjo është shenjë e një respekti për punën dhe marrëdhëniet e përbashkëta që kanë pasur.

Osmani akoma publikisht nuk ka dhënë më shumë detaje, por sipas asaj që kemi mësuar ai do të japë një pronocim në ditët në vazhdim.




 
 
bottom of page