MËSOHET skema e Skënderbeut ndaj kurbinasve! Luhet me 3 sulmues. Lexoni!
- Dec 16, 2023
- 1 min read
Kur e pyet trajnerin Gvozdenoviç mbi formacionin e ndeshjes kundër Laçit ai përgjigjet: "Kemi edhe një seancë stërvitore, pastaj me stafin do të vendosim për emrat që do të hidhen në fushë, por skema e vendosjes është e përcaktuar. Ka disa emrat që do t'i mësoni vetëm para ndeshjes."
Në fakt Gvozdenoviç këtë e bën para çdo ndeshjeje, ndërkohë që është mësuar edhe skema e korçarëve që do të luhet me 4-1-2-3. Një skemë e suksesshme dhe kjo është parë në të gjitha ndeshjet e fituara në këtë fazë dhe duket se kjo është tanimë një skemë e konsoliduar e bardhekuqve. Emrat janë pak a shumë të ditur.
E vetmja që mund të ketë ndonjë ndryshim mund të jetë mesfusha. Gjithsesi nuk priten surpriza të mëdha.
















