Mësoni formacionin e Skënderbeut kundër Partizanit.
- Oct 1, 2023
- 1 min read
Është mësuar në një farë mase edhe formacioni i korçarëve. Kështu rreshtimi do të jetë 3-5-2 në fazën sulmuese dhe 5-3-2 në fazën e mbrojtjes. Në portë do të jetë Marko Alia, në mbrojtje Prençi, Ramos, Gerco.
Ndërkohë është mesfusha që do të luajë rolin e “amortizatorit” me Liço, Frashëri, Rabiu, Pecani dhe Shaqe.
Në vijën sulmuese Nikaj dhe Rashica, por kjo në varësi të lojës.
Ka shumë mundësi që të kemi edhe një sulmues të tretë që do të vijë nga stoli. Gjithsesi alternativat mund të jenë të shumta duke parë rrjedhën e rezultatit.
















