top of page

Mësoni kur do të dalë Skënderbeu në stërvitje!

  • Feb 4, 2024
  • 1 min read

E diela është ditë pushimi, por të hënën të gjithë kanë marrë urdhërin që në orën 14:30 do të fillojë java anti-Kukës. Është lënë kjo orë për faktin që t'u jepet mundësi futbollistëve që u larguan pranë familjeve të tyre të vijnë nga Tirana, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Stafi mendoi se futbollistët më pas nuk do të kenë kohë për asnjë ditë pushim dhe ngarkesa do të jetë e madhe, prandaj u lejuan të shkojnë.

Sipas informacionit të marrë, kjo javë do të jetë vetëm me një seancë stërvitore, pasi sipas kalendarit dhe ndeshjes së prapambetur korçarët kanë shumë ndeshje për të zhvilluar.




 
 
bottom of page