Mësoni pikat e forta të Çekisë
- Oct 12, 2023
- 1 min read
Orët po afrojnë dhe ndeshja e vitit mes Shqipërisë dhe Çekisë pritet të stratojë. Kanë dalë edhe detaje për ato që ekipi kundërshtar ka si pika të forta, kjo e pranuar edhe nga specialistët të cilët evidentojnë këto pika.
Kështu ata janë futbollistë me shumë nivel në aspektin fizik, por nuk është kjo pika e vetme e fortë. Çekët njihen për lojën e tyre në ajër dhe kështu që tanët kanë filluar të marrin edhe masat në repartin e mbrojtjes.
Në sulm do të preferojnë lojën me topa të shtruar dhe jo shumë me krosime në zonë. Janë këto pak detaje që dalin edhe nga kampi ynë.
















