top of page

Nazmi Gripshi dhe Bruno Dita te Skënderbeu!? Ja si përgjigjet për “Korça Boom” Nazmi Gripshi…

  • May 30, 2024
  • 1 min read

Dy ish-ë të Skënderbeut të madh të atyre viteve Nazmi Gripshi dhe Bruno Dita flitet që janë në bisedime me Skënderbeun dhe që mund të jenë dy futbollistë që mund t'i bëjnë shumë punë Skënderbeut.

Madje burime bëjnë të ditur se ka bisedime mes tyre dhe presidentit Ardjan Takaj, por nuk dihet sa do të arrihet një marrëveshje përfundimtare që të rivishen edhe njëherë bardhekuq.

Ka qenë portali ynë që pak momente më parë ka pasur një bisedë të shkurtër me Nazmi Gripshin, i cili për portalin tonë ka pohuar: “Është e vërtetë që kontrata me Ballkanin më ka përfunduar dhe vetëm kaq. Nëse do të vij te Skënderbeu apo jo, nuk mund të flas asgjë më shumë. Me pak fjalë nuk di të them për të ardhmen.”

Kaq ka thënë Nazmi Gripshi, një nga lojtarët që pritet me shumë dashuri te Skënderbeu, por që ka lënë të hapur me fjalët e tij edhe pistën bardhekuqe.

Të presim ditët në vazhdim vendimin përfundimtar se me kë do të luajë Nazmi Gripshi dhe Bruno Dita, dy lojtarë që edhe mund të rivishen bardhekuq.




 
 
bottom of page