Ndaj Vllaznisë asnjë mungesë / Rabiu i vetmi që u ndëshkua, por nuk rrezikoi!
- Dec 19, 2023
- 1 min read
Skënderbeu të premten luan në Shkodër ndaj Vllaznisë, ndërkohë që lajmet e mira vijnë se trajneri Ivan Gvozdenoviç do t'i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion.
Vetëm një karton i verdhë u dha në ndeshjen e fundit ndaj Laçit dhe këtë karton e mori Mario Rabiu. Por sidoqoftë mesfushori nuk rrezikonte pasi kishte vetëm një të verdhë, ndërkohë që 5 lojtarët e tjerë që rrezikonin me një të verdhë nuk u ndëshkuan.
Në këtë mënyrë asnjë pezullim për Skënderbeun, ndërkohë që lajme të mira vijnë edhe nga infermieria, pasi nuk ka asnjë dëmtim.
Pra, Skënderbeu e ka grupin e plotë në Shkodër dhe ky është një plus i madh, por të shohim edhe ditët e fundit të seancave stërvitore për të thënë fjalën e fundit.
















