top of page

Ndikimi i rastit Dwamena tek futbollistët

  • Nov 13, 2023
  • 1 min read

Këto ditë nuk mund të flitet për futboll të luajtur. Vëmendja dhe të gjithë komentet janë për atë që ndodhi në fushën e lojës me Dwamenën.

Por tani shtrohet një pyetje: A do të ketë ndikim psikologjik tek futbollistët?!

Kjo është një pyetje që kërkon një analizë psikologjike të thellë dhe kjo e bën edhe më të domosdoshme prezencën e një psikologu. Besohet se të gjithë e kanë përjetuar keq, por janë vetë futbollistët që e ndiejnë më shumë dhe natyrisht ka ndikimet e veta psikologjike.

Fat i mirë është që nuk ka aktivitet sportiv të paktën edhe për disa ditë, por procesi stërvitor do të vazhdojë, ama me një ndjesi disi negative për atë që edhe vetë futbollistët kanë parë, më së shumti ata të ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit.

Më e ndjeshme tek futbollistët e ekipit të tij, që me ta kishte disa muaj që Dwamena jetonte dhe stërvitej.




 
 
bottom of page