Ngec Flamurtari në Pogradec/ Barazim pa gola në qytetin e liqenit!
- Korca Boom
- Jan 20
- 2 min read
Janë mbyllur sot 2 takimet e fundit të javës në Kategorinë e Parë. Flamurtari dhe Pogradeci barazojnë në një “luftë” të egër me shifrat 0-0, ndërsa Korabi fiton me poker ndaj Valbonës.
Liqenorët dhe vlonjatët prodhuan shumë tensione dhe lojë. Të dy ekipet konsumuan energji pasi patën shumë dyluftime dhe amrkime. Klubi nga Vlora ngeli dhe me 10 dhjetë lojtarë pas daljes së Jankut me të kuq. Pogradecarët nuk e shfrytëzuan dot superioritetin numerik, ndërsa kuqezinjtë e Agostinellit lëshojnë akoma më shumë terren ndaj Vorës kryesuese që gëzon këtë javë pas gafës së madhe të Besës dhe ngecjes në Pogradec të Flamurtarit.
Sfida e dytë ajo mes Korabit dhe Valbonës prodhoi boll gola, ndryshe nga ajo në “Gjergj Kyçyku”. 6 gola në total në një fushë aspak të mirë prej dëborës dhe mes mjegullës. Tropojanët ishin të brishtë dhe testet para nisjes së sezonit sërish nuk kanë shërbyer për asgjë. Dibranët në shtëpi ishin zot dhe lajm i mirë është dhe debutimi i ardhjes nga Bylisi me gol, Patrik Trenit.
POGRADECI – FLAMURTARI 0 – 0
Formacionet zyrtare:
Pogradeci: Staniç, Danladi, Sodiq, Shkulaku, Lila, Zaimi, Berberi, Pengu, Zguro, Raza, Panadiç. Trajner: Ardian Mema
Flamurtari: Kaloshi, Pjeshka, Beqja, Murataj, Shkurtaj, Trashi, Selimi, Janku, Diavara, Atanda, Ememe. Trajner: Andrea Agostineli
The last two matches of the week in the First Category have concluded today. Flamurtari and Pogradeci played to a draw in an intense “battle,” ending with a score of 0-0, while Korabi secured a dominant win with a “poker” scoreline against Valbona.
The lakeside team and the Vlorë side showcased a game full of tension and energy. Both teams expended significant effort with numerous duels and tight marking. The team from Vlorë was reduced to 10 players after Janku was sent off with a red card. However, the team from Pogradec failed to capitalize on their numerical advantage, while Agostinelli’s red-and-blacks further lost ground to league leaders Vorë. Vorë is enjoying a strong week following Besa’s major blunder and Flamurtari’s stumble in Pogradec.
“KORÇA BOOM”


















