NGJARJE E TURPSHME / Korçari Tefik Osmani goditet me shishe në fytyrë dhe rrëzohet në tokë!
- Jan 20, 2024
- 1 min read
Ndërkohë që Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e luajtur në orën 13:30 ndaj Erzenit, ka ndodhur një ngjarje e turpshme përsa i përket një shisheje që ka përfunduar në fytyrën e Drejtorit të Vllaznisë, korçarit Tefik Osmani.
Në minutën e 87-të kur shënoi edhe golin Vllaznia, në festë e sipër në drejtim të Osmanit ka përfunduar një shishe dhe menjëherë Osmani është rrëzuar në tokë.
Një nga ato ngjarje që na kujton dekadat më përpara dhe jo këtë futboll që luhet sot.
Më pas reagimet nuk munguan në adresë të tifozëve që ishin në tribunë nga stoli i Vllaznisë, për një nga ato momente të turpshme që ndodhin në superligën shqiptare dhe në futbollin shqiptar në përgjithësi.
Të gjithë u alarmuan dhe vrapuan drejt Osmanit.
Tashmë mbetet një reagim i FSHF-së dhe sigurisht që edhe Komisioni i Disiplinës do të ndërhyjë për këtë ngjarje kaq të turpshme.
















