NIGERIANI Uçe Sebastine drejt një vendi në…
- Oct 14, 2023
- 1 min read
Sebastine Uçe duket se po fiton nga dita në ditë një formë dhe përshtatshmëri më të madhe tek korçarët.
Uçe është aktivizuar një pjesë loje në atë humbje ndaj Laçit, por kishte vetëm një javë që ishte bashkuar me grupin. Një sulmues që e njeh mirë lojën në ajër dhe ka kërcyeshmëri, ka një nivel teknik të mirë dhe shpejtësi në veprime. Sidoqoftë kërkesat e stafit janë edhe më të mëdha për të dhe pritshmëritë po ashtu.
Nga sa është parë dhe mësuar, nuk ka goditje të saktë në kuadrat edhe pse ka një gjuajtje të fortë. Stafi mendon se do të jetë shumë shpejt një pikë e fortë në qendër të sulmit.
















