top of page

Nisin ethet e merkatos sa prej të rinjve do të kalojnë tek ekipi i parë

  • Jul 16, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_d798e1fb844d40d984a92751e66ceac8mv2-1.jpg Në stërvitjen e parë siç edhe ishte njoftuar nga drejtuesit e klubit, pranë ekipit do të bashkëngjiteshin edhe disa futbollistë nga ekipi i të rinjve. Nga sa është mësuar janë shtatë futbollistë që u ka mbaruar mosha e aktivizimit tek U-19.Kështu që ata kërkojnë të veshin fanelën e ekipit të parë. Këtu mund yë shtojmë edhe disa prej të rinjve që do të rikthehen përsëri tek ekipi i të rinjve dhe numri ishte vërtet i madh.Atyre që tashmë u ka kaluar mosha 19-vjeçare janë në ethe se a do të jenë apo jo pjesë e Skënderbeut të madh në këtë sezon.Në qoftë se nuk do të gjejnë dot vend këtë sezon, ka shumë mundësi të huazohen tek Pogradeci, Bilishti apo Maliqi gjë e cila është deklaruar edhe më parë.Gjithsesi në këto gjashtë javë do të shihet me imtësi çdo futbollist dhe mund të ketë disa faza seleksionimi.Duke parë edhe faktin se ekipi i U-19 ka luftuar deri në javën e fundit për titullin kampion, kjo do të thotë se ka shumë të talentuar.

 
 
bottom of page