Një foto që na tregon “dyrrotakët”, krenaria e sportit korçar…
- Korca Boom
- Mar 8
- 1 min read
Shumë herë kemi folur për historinë sportive në Korçë dhe kemi sjellë ekipe dhe individë nga të gjitha fushat e sportit. Por gjithnjë na tërheq një sport që, edhe sot, vlen të përmendet. Bëhet fjalë për çiklizmin, ose siç njihet në terminologjinë e sportit, edhe si “dyrrotakët”.
Por pak rëndësi ka kjo, i rëndësishëm është fakti që Korça ka pasur një ekip shumë të mirë gjatë viteve dhe sidomos para viteve ’90. Ka pasur çiklistë që ishin pjesë e ekipit tonë kombëtar, por mbi të gjitha kanë fituar edhe etapa të veçanta në një rreth çiklistik me një konkurrencë të jashtëzakonshme.
Ne po ju sjellim një foto të ekipit të Skënderbeut, dalë para fillimit të një etape në Korçë, para sheshit tek Teatri. Të gjithë mund të na bëjnë me dije cilët janë këta sportistë dhe natyrisht presim edhe komentet tuaja për secilin. Kujtojmë, ata janë elita e sportit të çiklizmit.
But what really matters is the fact that Korça has had a very strong team over the years, especially before the 90s. There were cyclists who were part of our national team, but above all, they won individual stages in a cycling circuit with extraordinary competition.
We are bringing you a photo of the Skënderbeu team, taken before the start of a stage in Korça, in front of the square near the theater. Everyone can let us know who these athletes are, and of course, we welcome your comments about each one. We remind you, they are the elite of the cycling sport.
“KORÇA BOOM”