top of page

Njihuni me Aida Nakollin, krenarinë e basketbollit…

  • Mar 21, 2024
  • 1 min read

Duket sikur është lënë në heshtje basketbolli korçar. Faktikisht jo, pasi janë figurat që na bëjnë të rikthehemi. Këtë herë do flasim për Aida Nakollin, një ikonë dhe krenari e këtij sporti. Aida e cila ka mbajtur numrin 9-të në fanelë e ka nisur basketbollin në moshë të vogël, e dalë nga klasat sportive.

Edhe pse ishte shtatshkurtër për të qenë basketbolliste, kjo nuk e ka ndalur aspak që të linte gjurmë në lojën e koshit.

Një organizatore e veçantë në llojin e vet, me një grintë të jashtëzakonshme, me një përgatitje fizike të lartë, e zgjuar, e kudo ndodhur në fushë.

Ka fituar disa tituj me ekipin e Skënderbeut, gjatë gjithë karrierës së saj e cila për hir të së vërtetës ka qenë shumë e gjatë. Dukej sikur tek Aida, nocioni kohë nuk kishte kuptim.

Ka qenë e grumbulluar me ekipin tonë Kombëtar për Lojërat Mesdhetare, është shpallur për disa vite edhe sportistja më e mirë, duke u bërë një krenari që nuk do të dalë kurrë nga memoria sportive.




 
 
bottom of page