top of page

Një foto që flet vetë. Ja si ka qenë ballafaqimi Ramos-Gvozdenoviç…

  • Jan 14, 2024
  • 1 min read

Kjo foto është fiksuar në momentin që Marko Ramos është zëvendësuar në fushën e lojës dhe kjo ka ndodhur menjëherë pasi është shkaktuar penalltia nga ana e futbollistit.

Ka qenë një “hakmarrje” e Gvozdenoviçit, apo thjesht një veprim taktik për të larguar një mbrojtës dhe për të hedhur në fushën e lojës një sulmues. Duket se kjo është më shumë e pranueshme.

Ramos duke u drejtuar tek pankina, mban kokën ulur dhe Gvozdenoviç natyrisht duke i kërkuar edhe llogari.

Kjo është hipotezë, pasi në momente të tilla të kërkosh llogari është edhe pak e tepërt. Gjithsesi Ramos e pranon gabimin dhe Gvozdenoviç si përherë e ruan qetësinë.





 
 
bottom of page