Një korçar tek pankina e shkodranëve, mësoni emrin
- Nov 19, 2023
- 1 min read
Tefik Osani, një prej ikonave të futbollit korçar, pas një aventure trevjeçare tek Tirana është mësuar se ka bërë një zgjedhje të re. Ai do të jetë Drejtori Teknik i Vllaznisë, një pozicion që mbahej nga Elvis Plori.
Osmani është larguar nga Tirana duke marrë me vete edhe falenderimet e klubit për punën e mirë që ka bërë, mirëkuptimin nga kryeqytetasit dhe tani i është besuar një punë e madhe tek Vllazania.
Edhe klubi shkodran e ka uruar Osmanin për këtë fillim të ri bashkëpunimi.
















