top of page

Nuk ndalen të huajt që duan fanelën e Skënderbeut/ Shikoni kush kanë qenë dje në Korçë…

  • Jul 25, 2024
  • 1 min read

Të shumtë janë futbollistët që duan të veshin fanelën e korçarëve, madje menaxherët ngulmojnë të afrojnë tek ekipi futbollistë që duket se janë shumë të rinj në moshë dhe mund të jenë me të ardhme.

Ne kemi mundur të fiksojmë dy prej tyre që ishin ditën e djeshme në ambientet e stadiumit "Skënderbeu" në Korçë. Nga sa kemi mundur të mësojmë janë afruar për të kaluar një test prove.

Duke qenë se janë të vegjël në moshë mund të jenë kontigjent për ekipin e të rinjve dhe më vonë tek ekipi i parë, por kjo gjithnjë në qoftë se janë të talentuar siç edhe janë servirur.

Në ditët në vazhdim ne do të japim edhe më shumë informacion për ta .




 
 
bottom of page