Nxitoni korçarë, sot stadiumi plot e përplot, vjen Partizani…!
- Oct 1, 2023
- 1 min read
Biletat kanë dalë përpara kohe në shitje në qytetin juglindor, por sot në stadiumin “Skënderbeu” në gjithë juglindorët kanë dëshirë të paparë që ta shohin stadiumin plot e përplot.
Madje në çdo rrugicë apo lagje të Korçës ka ditë që është përhapur lajmi që askush të mos qëndrojë në shtëpi, pasi vjen Partizani dhe është detyrim mbështetja e Skënderbeut vetëm në stadium.
Tifozëria korçare dhe më konkretisht ultrasit janë duke bërë thirrje në qytet për të vënë në dijeni të madh e të vogël për orarin dhe ndeshjen e sotme.
Skënderbeu-Partizani starton sot në orën 16:30, ndërkohë që gjithmonë ardhja e të kuqve sjell një fare detyrimi në qytetin më të madh juglinor. Ata duhet të jenë patjetër në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.
Të kuqtë kanë qenë skuadra që janë akuzuar nga ana e bardhekuqve për shkak të viteve më parë, kur dolën hapur e “villnin vrer” ndaj Skënderbeu të madh europian dhe gjithmonë në Korçë është detyrim që Skënderbeu ta mundë Partizanin në fushë dhe në tribuna.
Prandaj edhe thirrja jonë është: Nxitoni korçarë! Sot, detyrim paraqitja e gjithsecilit në stadium.
















