top of page

Në 82 vjetorin e Çlirimit të Krahinës së Oparit/ Lavdi dëshmorëve të atdheut!

  • Aug 25, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/456695825_1874388486384011_2534476596873561204_n.jpg

Në 82 vjetorin e Çlirimit të Krahinës së Oparit.

Opari ka qenë gjithmonë një bastion i patriotizmit dhe atdhedashurisë. Betejat më të ashpra në këto shkrepa janë zhvilluar nga partizanët kundër pushtuesve nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të udhëhequra nga komandantë të tillë si Asllan Gurra, Agush Gjergjevica, Haxhi Çemerrica, Shaban Zereci, Xume Protopapa, Koçi Brozdoveci dhe shumë të tjerë.

Krahina e Oparit u bë një nga zonat e para të çliruara në Shqipëri, qysh në verën e vitit 1942, dhe mbi 500 djem e vajza oparake dhanë kontributin e tyre të çmuar, ku rreth 100 prej tyre dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Lavdi dëshmorëve të atdheut!

 
 
bottom of page